“KQZ mori vendimin e duhur, votat në kutitë e gabuara të vlefshme
09/06/2011 Kolegji Zgjedhor zbardh vendimin në lidhje me rrëzimin e kërkesës së PS-së
Vendimi nr. 709 ka qenë akt administrativ, që i dha zgjidhje problemit
Kolegji Zgjedhor ka zbardhur dje vendimin e marrë më datën 3 qershor, i cili rrëzonte kërkesën e Partisë Socialiste për shpalljen të pavlefshëm të vendimit nr. 709 të KQZ-së, që mori në shqyrtim dhe numëroi fletët e hedhura aksidentalisht në kutitë e tjera. Në 18 faqe arsyetim, Kolegji është shprehur se pse ky vendim i KQZ-së nuk është në kundërshtim me ligjin, por në paragrafin e fundit është shprehur dhe në mënyrë të qartë në lidhje me pavlefshmërinë ose jo të votave të hedhura gabim nga votuesit në kutitë e tjera. Kolegji ka bërë të qartë se në asnjë rast Kodi Zgjedhor nuk i cilëson këto vota të pavlefshme, për më tepër që Kushtetuta e përcakton qartë në nenin 45 të saj, ku flet për integritetin e votës dhe vullnetit të shprehur qartë. “Kodi Zgjedhor në asnjë dispozitë të tij nuk parashikon moslejimin apo ndalimin e vlerësimit dhe numërimit të një sasie të caktuara votash, qofshin këto të hedhura në kutinë e gabuar, vota që shprehin qartë vullnetin e zgjedhësve që kanë votuar dhe po kështu nuk ndalon të drejtën e çdo zgjedhësi që vota e tij të shqyrtohet dhe të vlerësohet nëse është e vlefshme apo jo. Një akt i tillë vjen në përputhje edhe me qëllimin e vetë ligjit, Kodit Zgjedhor, që është administrimi i procesit zgjedhor dhe shpallja e rezultatit të zgjedhjeve, si qëllim final pas gjithë procedurave administrative të ndjekura. Është Kushtetuta e Shqipërisë që në nenin 45 të saj ka dhënë përcaktimin e votës dhe është detyrimi Kushtetues për vlerësimin e votës, që detyron KQZ-në jo vetëm të numërojë, por dhe të vlerësojë votat e zgjedhësve në arritjen e qëllimit final, sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor”, - thuhet në argumentimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Por jo vetëm kaq, në lidhje me procedurën Kolegji ka konstatuar se akti i KQZ-së për vlerësimin e votave të gabuara nuk ka rënë ndesh me asnjë nga pikat e Kodit, pasi nuk ka qenë akt normativ dhe i vlefshëm për të gjithë territorin e vendit, por akt administrativ i vlefshëm vetëm për 9 nga qendrat e numërimit të votave, të cilat në vlerësimin e trupës së gjyqtarëve janë zona të administrimit zgjedhor, kur bie fjala për bashkinë e madhe të Tiranës, ndërsa KZAZ në këtë rast sipas Kolegjit është vetë KQZ-ja. “Sipas teorisë të së drejtës, një akt ka mospërputhje me ligjin kur: 1) parashikon ose urdhëron veprime të cilat ligji nuk i lejon ose i ndalon; 2) kur ndalon ose refuzon të drejta të përcaktuara me ligj”, - thuhet në vendimin e Kolegjit Zgjedhor të marrë më 3 qershor të këtij viti
Funksioni i KQZ-së
Nisur nga funksioni i KQZ-së si organ me funksione quasi gjyqësore në hierarkinë e organeve të administrimit të zgjedhjeve, si dhe natyrës së paraqitur për zgjidhje, Kolegji Zgjedhor vlerëson se vendimi i KQZ-së nr. 709 ka zgjidhur në mënyrë përfundimtare çështjen e shtruar për zgjidhje para tij, duke urdhëruar ndryshimin e tabelave të rezultateve të GN-ve për QV dhe tabelave përmbledhëse të rezultatit.
Numërimi i votave
Me anë të këtij vendimi është rregulluar një marrëdhënie juridike, e cila ka lindur pas kërkesës së disa KZAZ-ve të njësisë zgjedhore Bashkia e Tiranës lidhur me fatin e disa votave të hedhura në kutinë e gabuar brenda së njëjës qendër votimi. Statusi juridik nuk shtrihet në të gjitha KZAZ-të e kësaj njësie, aq më pak në të gjithë territorin, pasi aktivizimi i KQZ-së rezulton vetëm për 9 ZAZ të njësisë zgjedhore të Bashkisë së Tiranës
Zgjidhja e problemit
KQZ-ja i ka dhënë përgjigje përfundimtare çështjes së ngritur para saj nga disa KZAZ, duke përcaktuar po në mënyrë përfundimtare dhe statusin ligjor të fletëve të votimit të panumëruara e të pavlerësuara të hedhura aksidentalisht në kutinë e gabuar brenda së njëjtës qendër votimi, duke i përfshirë votat e vlefshme në rezultat. Në këtë pikë Kolegji vlerëson se KQZ-ja nuk ka vepruar në kapërcim të kompetencave.
Vendimi i fundit
Për këto arsye Kolegji vendosi:
Rrëzimin e kërkesëpadisë së palës paditëse, PSSH, për sa i pëeket kërkesës për konstatim si absolutisht të pavlefshëm të vendimit nr. 709, datë 23.05.2011 të palës së paditur, KQZ-së, Tiranë. Pushimin e gjakimit të çështjes lidhur me kërkimin për anulimin e vendimeve të ndërmjetme të KQZ. Ky vendim është i formës së prerë. U shpall në Tiranë më datën 03.06.2011.
Kushtetuta e Shqipërisë
Neni 45 i Kushtetutës, i jep të drejtën e për të zgjedhur çdo shtetasi, i cili ka mbushur moshën 18 vjeç në Republikën e Shqipërisë.
Neni 45
1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.
2. Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht.
3. Të dënuarit që janë duke vuajtur dënimin me heqje të lirisë, kanë vetëm të drejtën për të zgjedhur.
4. Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.
Hapat e tjerë ligjorë
PS-ja mund ta dërgojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese
Pas vendimit të djeshëm të Kolegjit dhe firmosjes së tij nga pesë anëtarët e trupës gjykuese, pak shpresa mbesin për PS-në që të jepet një vendim në favor të saj dhe që Edi Rama të mbajë dhe për disa vjet të tjerë postin e kreut të Bashkisë së Tiranës. Kjo sepse në thelb vendimi i Kolegjit të datës 3 qershor i ka prekur të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kundërshtimet e kësaj force politike dhe që kanë të bëjnë kryesisht me rezultatin e shpallur nga ana e KQZ-së, që nxjerr fitues Lulzim Bashën, kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”. Megjithëse vendimi i Kolegjit është i paapelueshëm, nga ana e saj flitet se PS-ja do të ndërmarrë dhe një nismë ligjore për ta goditur atë në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar një interpretim prej saj, por pse jo dhe një këshillë nga ana e Komisionit të Venecies. Gjithsesi, juristët janë shprehur se në thelb çështja nga ana e PS-së është e humbur, pasi e drejta e votës dhe e numërimit të saj është një e drejtë kushtetuese, e cila prevalon mbi çdo procedurë. Një të drejtë të cilën Kolegji Zgjedhor e ka përmendur dhe gjatë zbardhjes së vendimit dhe arsyetimit të tij për palët.
Ambasada e SHBA zbardh të plotë deklaratën e Kantrimen
“Po presim vendimin e Kolegjit Zgjedhor, palët ta presin me dinjitet”
Faqja zyrtare e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka zbardhur të plotë bashkëbisedimin e ndihmëssekretarit të Shtetit Tomas Kantrimen me gazetarë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. “Ne kemi shprehur dyshimet tona për bazën ligjore për vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për të numëruar një kategori të caktuar të votave. Kjo çështje është përpara Kolegjit Zgjedhor, që është organizmi i lartë kushtetues në Shqipëri për të tilla çështje. Çfarë është esenciale për ne është që të gjitha partitë të veprojnë me të njëjtin dinjitet që tregoi edhe populli shqiptar në ruajtjen e qetësisë, respektimin e ligjit dhe të mos kërkojnë të nxitin dhunë. Të gjitha këto çështje duhet të adresohen nga Kolegji Zgjedhor. Ne shpresojmë të shohim çfarë mendojnë ata, por rezervojmë gjykimin për rezultatin derisa të kemi dëgjuar opinionin e tyre përfundimtar”, - thotë Kantrimen. Sa i takon zgjidhjes së çështjes nga Komisioni i Venecies, Kantrimen tha se shumë demokraci të tjera europiane i janë drejtuar atij. “Ky është një vendim që duhet ta marrin institucionet shqiptare. Vërej se shumë demokraci të tjera europiane kanë përdorur shërbimet e Komisionit të Venecies, si një mënyrë e pavarur për të arritur në një opinion të mirë se cilat janë standardet europiane për zgjedhjet. Unë nuk mund të mendoj se të shkosh në Komisionin e Venecies është diçka e keqe,por ky është një vendim për institucionet shqiptare dhe jo për Shtetet e Bashkuara”, - sugjeron Kantrimen. Zv.ndihmëssekretari i Shtetit për Euroazinë, Tomas Kantrimen nënvizon se hapi më i rëndësishëm pas zgjedhjeve të 8 majit në Shqipëri është një komunikim më me respekt mes palëve. “Do të doja të shpresoja se pas këtyre zgjedhje të mund të shohim në çdo nivel në Shqipëri një komunikim më me respekt, pjesëmarrje më të mirë nga të gjitha partitë në të gjithë organizmat qeverisës. Ky do të ishte një hap i madh përpara”, - tha Kantrimen.