Rama-Basha replika ne distance
09/06/2011 Kandidati për Tiranën rikonfirmoi dje se do të pranojë çdo vendim të Kolegjit
Basha: Rama kërcënoi në mënyrë të paprecendentë Kolegjin Zgjedhor
Herion Mesi
Ashtu siç ka bërë gjatë gjithë procesit zgjedhor, kandidati i mazhorancës për kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ritheksoi dje se cilido qoftë verdikti përfundimtar i procesit do ta pranojë atë. Në deklaratën e djeshme Basha u ndal edhe në qëndrimin e mbajtur nga kreu i opozitës, njëkohësisht rivali i tij në garën elektorale në zgjedhjet e 8 majit, Edi Rama kundrejt vendimit të 3 qershorit të Kolegjit Zgjedhor. “Kundërshtari im bëri zgjedhjen e tij për të mos njohur vendimet e Kolegjit Zgjedhor për arsyen e thjeshtë se këto vendime janë bazuar në ligj dhe jo tek interesat e tij politike. Unë besoj se numërimi i çdo vote është parimi më i drejtë dhe më i ligjshëm. Zoti Rama nuk mendon kështu. Nuk ka problem. Nuk është e thënë që të biem dakord për çdo gjë dhe kandidati tjetër ka të drejtë të përdorë cilindo mjet brenda sistemit tonë ligjor, qoftë kjo edhe nëse beson me të vërtetë se të mbysësh zërin e qytetarëve është e vetmja rrugë”, - u shpreh Basha. Në fjalën e tij Basha komentoi letrën e hapur të dy ditëve më parë që kreu i PS-së i dërgoi Kolegjit Zgjedhor, ku sipas tij ajo ishte një presion i hapur ndaj institucioneve ligjvënëse të këtij vendi. “Rama ka zgjedhur të ndërmarrë një hap të paprecedentë duke kërcënuar e duke i bërë presion Kolegjit Elektoral me anë të një letre publike dhe sot (dje) para ekranit. Është e papranueshme për cilëndo palë që të bëjë presion ndaj Kolegjit Zgjedhor. Presioni ndaj Kolegjit Zgjedhor është një presion i mirëfilltë ndaj drejtësisë. Të gjithë ne e dimë se vetëm një palë e ka bërë këtë, dhe motivet e zotit Rama për këtë flasin vetë”, - nënvizoi Basha. Më tej në deklaratën e tij ai u ndal dhe një herë te procesi e kontestuar nga Edi Rama, duke e cilësuar si një orvatje për të ndotur procesin zgjedhor. “Kandidati tjetër, në një orvatje për të përbaltur procesin, pretendon se numërimi i çdo vote është barbari. Në themel të Kushtetutës sonë dhe Kodit Zgjedhor bashkërisht të votuar, në themel të drejtave universale dhe lirive të njeriut qëndron parimi i numërimit të çdo vote. Barbari është mosnumërimi i çdo vote. Gjatë gjithë këtij procesi bashkësia ndërkombëtare ka qenë e pranishme dhe ata kanë folur njëzëri, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ndjekin institucionet ligjore, shtetin ligjor dhe të pranojnë rezultatet. Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk i ka vënë në dyshim vendimet e Kolegjit Zgjedhor. I vetmi që e bën këtë është zoti Rama”, - përfundoi deklaratën Lulzim Basha.
Qëndrimi i Bashës
“Çdo votë duhet numëruar dhe zëri i çdo qytetari duhet dëgjuar”, - ky ka qenë qëndrimi i mbajtur nga kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha që në fillim të numërimit të votave të 8 majit. Pas një fushate që solli një risi në politikëbërjen shqiptare, kandidati i mazhorancës arriti të sfidojë në mënyrën më të mirë kryebashkiakun e Tiranës, njëkohësisht dhe lider i opozitës shqiptare, Edi Rama. Por pas numërimit të çdo vote dhe dëgjimit të zërit të çdo qytetari Basha doli fitues me 81 vota para rivalit të tij. Kjo fitore e tij solli kundërshtime dhe protesta nga selia rozë, e cila nuk arrin ta kapërdijë këtë humbje. “A do të kemi një qytet që vazhdon të konsumohet nga betejat e lodhshme politike, apo do të dëgjojmë zërin e qytetarëve? T’u themi ‘mjaft më!’ betejave politike, është koha për zgjidhje”, - kjo është përgjigjja që u jep Lulzim Basha veprimeve postzgjedhore të ndërmarra nga Partia Socialiste.
Partia Socialiste paralajmëron thellimin e krizës Kolegji Zgjedhor nuk i jep të drejtë
Rama: Po cenohet fati i vendit
“E kemi fituar garën në sytë e miliona njerëzve dhe do të mbetemi fituesit e saj”
Oli Xhilaga
Partia Socialiste paralajmëroi dje përkeqësimin e jetës publike në vend në rast se Kolegji Zgjedhor do të rrëzojë kërkesën e kësaj partie. Ky ishte vlerësimi i ardhur dje nga kreu i PS-së Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ku e trajtoi gjerësisht çështjen e vendimmarrjes në Kolegj dhe pasojat që mund të sjellë ajo nëse do të ishte një vendim në të kundërtën e asaj që pretendojnë socialistët. Për këtë arsye kryetari i PS-së paralajmëroi jo vetëm përkeqësim të situatës politike, ekonomike e sociale të vendit, por njëkohësisht dhe humbjen e besueshmërisë së vendit në sytë e ndërkombëtareve, që për pasojë do të bënte që Shqipëria të humbiste dhe trenin e dytë drejt statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Për më tepër, sipas tij, në rast se padrejtësia do të triumfojë në vend, nuk do të kishte më besueshmëri për një proces zgjedhor të ardhshëm sipas standardeve.
Qëndrimi
Kreu i PS-së, Edi Rama, bëri me dije dje lidhur me qëndrimin në vijim të partisë së drejtuar prej tij. Kështu, në vlerësimin e lidershipit socialist opozita do të vijojë betejën ligjore, duke insistuar që në sfidën mes drejtësisë dhe padrejtësisë të triumfojë e para. “Tanimë sfida e hapur ka mbërritur në një moment kulmor, kur duhet të ndodhë ballafaqimi me produktin e saj që ndodhi në tavolinën e KQZ-së. Gjurmët e barbarisë nuk janë vetëm në shkeljet e Kushtetutës, por dhe në vetë aritmetikën e rezultatit të rremë që ka prodhuar KQZ-ja për shkak të mospërputhjes në tabela mes votave dhe numrit të votuesve”, - vuri në dukje Rama lidhur me këtë çështje. Njëkohësisht, duke qëndruar po në vendimin që pritet të marrë Kolegji Zgjedhor mbi kërkesëpadinë e bërë nga PS-ja, kryetari i socialistëve nënvizoi faktin se “nga dhënia e drejtësisë në këtë çështje varet tërësia e punëve të këtij vendi dhe mënyra se si do të zhvillohet jeta publike, por dhe jeta e çdo shqiptari në këtë vend”.
Deklarata
Në gjykimin e kryetarit të socialistëve kërkesa e Partisë Socialiste është në përputhje me Kushtetutën, të drejtën ndërkombëtare dhe vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Madje, sipas Ramës, vetë apeli i ndërkombëtarëve insiston në vënien e drejtësisë në vend. “Kush i dëgjon apelet e ndërkombëtarëve ashtu siç thuhen, e ka të qartë se miqtë ndërkombëtarë po kërkojnë vendosjen e drejtësisë”, - u shpreh Rama. Gjithashtu, duke i mëshuar kësaj çështje, kryetari i PS-së veçoi se “ne e kemi fituar garën në sytë e miliona njerëzve dhe do të mbetemi fituesit edhe nëse vula e gjykatës do të thotë të kundërtën. Por sot bëhet fjalë për me shumë se kaq, duhet të shohim se kush do ta fitojë garën mes drejtësisë dhe padrejtësisë”.
Zbardhja e vendimit
“Afatet ligjore janë shkelur, ndërkohë mosarsyetimi i vendimit përbën pengesë serioze në proces, pasi procesi vazhdon dhe ka afat ligjor për t’u përmbushur, që është seanca e ditës së hënë. Unë dëshiroj të nënvizoj domosdoshmërinë e të kuptuarit se kjo çështje lidhet përditë e më shumë me fatin e drejtësisë në këtë vend dhe me një sërë faktorësh të rëndësishëm dhe jetikë për fatin e vendit do të përcaktohen në varësi të mënyrës se si do të zgjidhet çështja.”
Paralajmërimi i PS-së
“Një vendim i padrejtë do të thellonte konfliktin politik, se pas gjithë kësaj qëndron opozita për të dytën herë radhazi, pasi dy vjet më parë rrëzoi të drejtën legjitime, duke i hapur rrugën krizës së gjithanshme dyvjeçare. Në këtë proces është në lojë besueshmëria e vendit në sytë e ndërkombëtarëve, pa dyshim rruga e integrimi europian të Shqipërisë dhe më e afërta që do të ndodhte do të ishte humbja e trenit të radhës për statusin e kandidatit për BE.”
“Pro” Venecies
“Unë e kam thënë në mënyrë të përsëritur se opinioni i Kantrimen mund të ishte zgjidhje e mirë. Problemi nuk është as opozita, as komuniteti ndërkombëtar, por Saliu, që e di se nuk ka ekspertë normal të së drejtës që të mund të pranojnë atë që ka ndodhur në KQZ pas presionit të Saliut për të filluar një proces kur ai mbaroi, pasi dihet nga të gjithë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve futi duart në kuti dhe në proces kur numërimi kishte mbaruar.”