E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK, debate në Kryesi për daljen vetëm

Gazeta Shqip

Opozita e re

FRD i ka qëndruar premtimit të mbajtur para zgjedhësve të saj

Kreshnik SpahiuFryma e Re Demokratike e Bamir Topit dhe Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut përfundimisht do të dalin në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, si subjekte politike të veçuara. FRD-ja dukej se ishte më e qartë për këtë zgjidhje dhe në këtë kuadër dita e djeshme për përfaqësuesit e kësaj partie ka qenë e qetë dhe larg negociatave. Por AKZ-ja e Kreshnik Spahiut duket se e ka pasur më të vështirë për ta marrë këtë vendim. Kjo u bë e ditur nga vetë kreu i kësaj partie, Kreshnik Spahiu, pasditen e djeshme, pas një mbledhjeje të gjatë që kishte zhvilluar kjo parti. Spahiu pohoi se kishte pasur negociata të momenteve të fundit me vetë kryetarin e PS-së, Edi Rama, por nuk e kishte pranuar ftesën e PS-së, për shkak se në këtë koalicion bënte pjesë edhe një përfaqësues i interesave greke, siç ishte Vangjel Dule i Partisë Bashkimi me të Drejtat e Njeriut.

FRD

Bamir Topi

Kreu i FRD-së, Bamir Topi, duket se ka qenë më pak i përfshiri nga ethet e koalicioneve zgjedhore. Dita e djeshme, e cila ka qenë vendimtare për sa i përket përcaktimit të tyre, ka kaluar e qetë për përfaqësuesit e kësaj partie. Kjo, për shkak se vendimin për të mos qenë pjesë e asnjë koalicioni parazgjedhor të drejtuar nga dy partitë e mëdha, kryesia e kësaj partie e ka marrë dy ditë më parë. Burimet bëjnë të ditur se drejtuesit e kësaj partie nuk kanë pasur negociata reale me krerët e dy partive të mëdha, kjo për shkak të faktit se qëndrimin e tyre për të mos u bërë pjesë e asnjë koalicioni parazgjedhor me PS-së dhe PD-së, Topi e ka bërë të qartë shumë herë publikisht. Po kështu, kjo parti nuk ka zgjedhur të jetë në koalicion as me ndonjë parti tjetër të mbetur jashtë trenit të dy partive të mëdha.

AK

Kryetari i AK-së, Kreshnik Spahiu, ka preferuar ta japë lajmin se do të dalë i vetëm në zgjedhjet e 23 qershorit përmes një konference për shtyp, pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie. Në këtë mbledhje, mësohet se ka pasur tension mes faktit se nëse AKZ-ja duhet të bënte koalicion parazgjedhor apo jo me PS-në. Por Spahiu u dha fund hamendësimeve, kur deklaroi në një konferencë për shtyp, se aleanca e tij e vërtetë do të ishte ajo me shqiptarët dhe jo me PS-në. Si argumentim kryesor për këtë çështje, ai ka përdorur faktin se në koalicionin e PS-së bën pjesë një parti si PBDNJ-ja e Vangjel Dules, e cila ka si qëllim implementimin e interesave greke në Shqipëri. Nga burimet mësohet se dy nga drejtuesit kryesorë të AK-së kanë qenë pro bashkimit me opozitës dhe kundër daljes së vetëm. Ditët e ardhshme priten sqarime për këtë çështje.

Reagimi

Tahiri: Shqiponja, tani një sorrë

I menjëhershëm ka qenë reagimi i PS-së në lidhje me vendimin e AKZ-së për të dalë e vetme në zgjedhje, pas dështimit dhe të negociatave të momentit të fundit. Kryetari i PS-së në Tiranë, deputeti Sajmir Tahiri, deklaroi dje në rrjetet sociale, se Spahiu ishte vetëm një sorrë dhe jo shqiponjë si pretendonte. Shqiponja Kuqezi e Nik Spahiut, doli një sorrë Kush nuk rreshtohet kundër Saliut sot, është (në heshtje) pro Saliut. Dhe në qoftë se goja të nxjerr vrer kundër Saliut, llogaritë po i bën pro Saliut.

Kaq (për të mos thënë më shumë, se ka shumë për të thënë), deklaroi Tahiri, duke paralajmëruar një stuhi deklaratash kundër tij tashmë nga PS-ja.

AK, debate në Kryesi për daljen vetëm burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›