E Diel, 1 Nëntor 2026

AK, denoncon degradimin e Portit të Durrësit. Qeveria pa vizion për pasuritë shqiptare

Aleanca KuqeZi ishte sot në Durrës për të denoncuar degradimin e Portit të Durrësit i cili duhej të ishte porta e kombit drejt Evropës dhe është shndërruar ne kazerme mallrash kontrabande dhe minierë e kontrabandisteve. Në këtë portë nuk janë të rralla rastet kur trau i doganës ngrihet gjatë natës për kontenierët e drogës apo dhe për bizneset e ministrave bixhozhxhinj të Sali Berishës.
Aleanca KuqeZi deklaron se porti i Durrësit duhej të ishte porta kryesore e lidhjes së Ballkanit me vendet e bashkimit evropian por për fat të keq të ky port është lënë në mëshirë të fatit duke u rikonstruktuar fasada e tij dhe jo strategjia e menaxhimit e cila duhej të buronte të ardhura për arkën e buxhetit të shtetit. Ky port është kthyer nga sekserët e qeverisë së Sali Berishës në nyjën kryesore të trafikimit të lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore sepse administrata e tij është tej mbushur me militantët e mafies bardhe e blu.
Aleanca KuqeZi denoncon me forcë dhe ngre zërin për diskriminimin që i bëhet kompanive transportuese me origjinë nga Shqipëria në metodologjinë e taksimit të tyre, pa harruar shërbimet që janë jashtë çdo standardi evropian. Kompanitë shqiptare të transportit kanë nisur të përdorin portin e Selanikut dhe kjo është dëshmia e skandalitetit që porti i Durrësit gëzon prej politikave të gabuara të qeverive klienteliste e cila favorin kompanite e transportit nga Maqedonia.
Është fakt i pamohueshëm që kamionët me targa maqedonase dhe serbe nuk paguajnë as edhe një taksë në portin e Durrësit dhe kjo ka bërë që shumë kompani ndërkombëtare të kontraktojnë kompani nga këto vende për transport me destinacion Shqipërinë.
Shqipëria është vend bregdetar por që ka te vetmen qeveri e cila nuk ka plane zhvillimi për ushqimin e detit pra për peshkimin. Tendenca e shoqërisë për konsumimin e peshkut nuk është shoqëruar me investime dhe strategji nga shteti por thjesht me iniciativa private dhe individuale te cilat nuk plotësojnë dot kërkesat e konsumatorëve. Por e keqja nuk mbaron me kaq. Ky port tashmë ka hyre në procedurat e privatizimit të prezantuara nga organet qeverisëse, privatizim që shkon në favor të klientëve të Damir Fazllic i cili njihet për lidhjen e ngushtë me kryeministrin Berisha.
Kjo gjendje e këtij porti që do duhej të ishte nyja kryesore e tregtisë me vendet e bashkimit evropian lidhet qartazi me vizionin e munguar të politikës 22 vjeçare. Shqipëria është i vetmi vend në botë që nuk ka një traget, anije dhe flotë detare që të përfaqësojë flamurin kombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›