E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli në Austri: Ndërsa në Europë ka vetëm ulje rrogash, në vendin tim vetëm i rrisim

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vijuar vizitën e saj në Austri, teksa është pritur edhe nga presidenti austriak, Heinz Fisher.

Në një njoftim të Kuvendit thuhet se Topalli e njohu Fisherin mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri. Në kohë sfidash globale, tha Topalli, Shqipëria vazhdon të njohë rritje ekonomike pozitive. Sipas saj, të dhënat tregojnë se në Shqipëri nuk ka rritje papunësisë, në ndryshim nga sa ndodh në shumë vende të tjera.

Shqiptarët, shikojnë me optimizëm të ardhmen. Në një kohë kur në shumicën e vendeve të Europës ka shkurtime të rrogave dhe pensioneve në vendin tim ne vazhdojmë t`i rrisim ato tha Topalli gjatë takimit.

Kryetarja e Kuvendit tha se investimet që janë bërë në Shqipëri, në infrastrukturë, në shkolla, në pajisjen e spitaleve me teknologjinë e fundit, rritja e rrogave për mësueset, infermieret, është një realitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›