Një Robinson Cruso real, 20 vjet i vetëm në një ishull (FOTO)
Një australian mund të konsiderohet si Robinson Cruso real, duke qenë se ka rreth 20 vjet që jeton komplet i vetëm në një ishull në Australi, pa kurrfarë lidhje me botë. David Glasheen jeton vetëm me qenin e tij në Queensland, që prej vitit 1993, pasi humbi gjithë pasurinë e vet në tregun e aksioneve. Por, ai thotë se ndihet me fat që jeton në ketë vend, pasi sipas tij, jeta është e bukur edhe me pak.
Unë fillova të vlerësoj atë që është me të vërtetë e rëndësishme: thjeshtësia, ndershmëria, respekti dhe besimi, ka thënë ai. David u përpoq që të njihte ndonjë femër në fillimet e tij në isull, për të jetuar me të. Por, askush nuk pranonte të shkonte me të në ishull dhe për këtë arsye, femra e tij tashmë është një manekine.
I vetmi problem për David tashmë është një nismë e qeverisë, e cila kërkon që ta dëbojë atë nga ishulli, për shkak se nuk ka mundur që të ndërtojë një vendstrehim.






