AK, ftesë për maratonë: Ti Shqipëri më jep nder
TIRANË- Hapi tjetër i Aleancës Kuq e Zi, në kuadrin e nismave të marra është maratona Kuq e Zi. Përmes një deklarate për mediat, AK ka shpalosur kalendarin e maratonës që parashikon tubime anekënd botës, kudo ku ndodhen shqiptarë.
Sipas përfaqësuesve të AK, slogani i maratonës është Ti Shqipëri më jep nder dhe synon ndërgjegjësimin e shqiptarëve për cështjen kombëtare, ku kombi duhet të qëndrojë e të vihet gjithë para interesave personale të partive.
Stacionet e përcaktuara do të jenë Brukseli, Nju Jork, Filadelfia e Roma. AK i bën thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen të bashkohen në këtë maratonë.
Kalendari i maratones perfshin:
1 1 Tetor në Bruksel me shqiptaret e Belgjikës – Maison des Ailes rue Montoyer n 1 1000 bruxelles
2 10 Tetor në Nju Jork tubim Kuq e Zi ora 11:00 Fifth Avenue Manhatan
3 17 Tetor në Romë me shqiptarët e Italisë në orën 18:00 via De Lollis Universiteti Sapienza
4 – 26 Tetor në Tetovë në Universtetin e Tetovës
Data e mbylljes së Maratona Kuq e Zi do të jetë 28 Nëntori në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.