Kuvend, Olldashi: Zhvendosja e varrezave të makinave nuk ka efekt
Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi duke folur në Kuvend për Akti normativ i qeverisë për zhvendosjen e varrezave të makinave deklaroi se kjo gjë nuk do të ketë asnjë efekt. Olldashi tha se ato nuk janë të regjistruar si biznese dhe nuk kanë të punësuar.
Akti u jep kohë disponuesve të varrezave të makinave që të largojnë varrezat. Impakit është zero. Nuk janë biznese të regjistruara nuk kanë njerëz të punësuar. Ne nuk po i konfiskojmë thjeshtë po u themi zhvendosuni nëse nuk veprojnë ne do të ndërhyjmë, tha Olldashi.
Ish ministri i Financave Arben Malaj tha se ky vendim i qeverisë vjen pa një studim mbi impaktin që do të vijë nga kjo masë.
Zv.ministi i Mjedisit Taulant Bino duke argumentuar vendimin tha se varrezat e makinave buzë rrugës shihen si shkak për aksidente, krijojnë ndotje të mjedisit si edhe krijojnë një imazh të keq për turizmin. Ai tha se ka një ndotje
Ka një ndotje 20 vjeçare dhe ministria e mjedisit po kërkon të zgjidh problemin më emergjent më tej do të ketë masa të tjera, tha Bino.
Deputeti i PS-së Taulant Balla tha se po forcat e armatosura po përfshihen për zbatimin e kësaj mase në shkelje të ligjeve ndërkombëtar dhe angazhimeve si anëtare e NATO-s.
Po zhvendosja nuk zgjidh problemin e mjedisit. Se edhe malet dhe kodrat pjesë e Shqipërisë janë, tha Balla duke shtuar në dijeninë time NATO nuk e lejon ndërhyrjen e forcave ushtarake.
Akti mban datën 7 shtator 2011 dhe duhet që varrezat të zhvendosen brenda datës 7 tetor 2011, pasi në të kundërt ato do të konfiskohen.