AK mbërrin në Itali, Roma vishet Kuqezi
ROME-Mes një dekori kuqezi qindra studentë dhe intelektualë shqiptarë që jetojnë në kryeqytetin e Italisë janë mbledhur për të krijuar Aleancën Kuq e Zi në Romë. Në auditorin kryesor të Universitetit Sapienca ishin ndër të tjera të ftuar nderi për të ligjëruar lektorët më të njohur Italian:Profesor Antonio Sano - zv.Dekan i Fakultetit te Ekonomise, Universiteti “Sapienza”, Rome
Profesor Roberto Miccù - Docent i te Drejtes Publike, Universiteti “Sapienza”, Rome, Profesor Elio Miracco - Docent i studimeve Albanologjike Universiteti “Sapienza”, Rome, Kreshnik Spahiu- Zevendeskryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise si dhe Dr. Arben Mehmeti - Diplomat Kosovë.
Në auditorin e veshur kuqezi dhe nen tingut e himnit të flamurit u diskutua mbi sfidat e integrimit të Shqipërisë dhe vlerat e identitetit kombëtar.
Lektorët në Universitetin e Sapiencës në Romë vendosën theksin e ruejtjes së integritetit kombëtar dhe vlerave historike pa dallim feje, etniciteti, bindjesh politike si dhe nënvizuan falktin se popujt e Bashkimit Europian nuk kanë një gjuhë, një fe, një kulturë, një histori madje përkundrazi i kanë tejet të ndryshme dhe se ato bashkjetojnë vetëm mbi standartet dhe shtetin ligjorë si e vetmja gjë e përbashkët që kanë.
Në auditor u kritikuan ashpër tendencat për një regjistrim etnik dhe fetar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë si një rrezik për tensione dhe destabilizim politik. Aleanca KuqeZi deklaroi se ka ardhur koha që të mbrohen të drejtat e emigrantëve në cdo aspekt si dhe duhet tu garantohet e drejta e votës atje ku jetojnë.
Kreu i Aleancës Kuq e Zi në Romë av.Ardit Collaku deklaroi se “Aleanca KuqeZi do të shtrihet në cdo qytet të Italisë dhe në pak muaj do të jetë lëvizja më e madhe dhe e vetmja mbarë kombatare kudo që jetojnë shqiptarë në trojet e tyre apo edhe në emigracion. Është koha që 10.milion shqiptarë të mblidhen drejt kësaj lëvizje si mundësi për të përcaktuar një të ardhme të përbashkët.
Aleanca kërkoi që në vitin 2013 emigrantët që ndodhen jashtë vendit, të kenë të drejtë vote.
Themelimi i Aleancës KuqeZi në Romë u shoqërua nën një atmosferë festive të qindra shqiptarëve në emigrim dhe studentëve shqipëtarë të cilët përvec antarësimit në Aleancë nënshkruan njëkohësisht edhe peticionin kundër regjistrimit mbi bazat e vetëdeklarimit etniko fetar.
(d.b/BalkanWeb)