E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Shalësi: Berisha cdo mjet të kthejë humbësin në fitues

TIRANE-Partia Socialiste ka vijuar dhe sot akuzat ndaj kryeministrit Sali Berisha se po përpiqet të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë duke deformuar vullnetin e qytetarëve të kryeqytetit.

Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Eduard Shalsi theksoi se kryeministri Berisha ka hapur një kapitull të turpshëm të zgjedhjeve në Shqipëri pasi të gjithë e panë që fituesi ishte Edi Rama.
“Më 14 Maj pamë të gjithë se fitues ishte Edi Rama. Berisha po përdorur çdo mjet anti-ligjor dhe anti-demokratik për ta kthyer fituesin në humbës dhe humëbësin në fitues. Ai po manipulon procesin dhe kutitë ku gjenden fletët e votimit” theksoi Shalsi.

Gjithashtu Shalsi e cilësoi procesin e numërimit të fletëve të kontestuara si shfaqje e shëmtuar që po ndodh në KQZ ndërsa akuzoi kreun e këtij institucioni se po jep urdhra të cilat nuk mbështeten në ligj.
“Dje pamë një shfaqje të shëmtuar që për fat të keq vazhdon dhe sot në KQZ, urdhra që nuk mbështeteshin në procedurat e mbështetura në ligj. Po hapen kutti me kode që nuk përputhen me procesverbale. Pamë fletë jashtë zarfeve të mbyllura” theksoi Shalsi ndërsa ka shtuar KQZ-ja po i ngjan pazarit të gjësë së gjallë dhe jo një institucioni serioz.
Më tej deputeti i PS-së theksoi se kryeministri Berisha duke mos e patur kurajon të pranojë humbjën po e çon vendin në një shteg të rrezikshëm dhe me një kosto të madhe për shqiptarët.
“Qytetarët folën dhe votat u numëruan. Saliu humbi kjo është e vërteta e patjetërsueshme e zgjedhjeve të 8 majit në Tiranë” përfundoi Shalësi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›