Rinis numerimi i votave ne KQZ, rritet avantazhi i Bashes
Numerimi i votave te hedhura ne kutite e gabuara nuk ka ndryshuar avantazhin e kandidatit te mazhorances, Lulzim Basha perballe kandidatit te opozites Edi Rama. Nga kutite e numeruara nga tete grupet e numerimit gjate dites se djeshme, kandidati i mazhorances eshte ne avantazh me 83 vota perballe kandidatit te opozites. Procesi i numerimit ka nisur ne KZAZ-ne nr. 45 qe i perket njesise bashkiake numer 1. Tete grupet e numerimit kane hapur 156 kutite e votimit qe ndodhen ne 39 qendrat e kesaj njesie bashkiake. Vota per kandidatet per kryetar bashkie te Tiranes u gjeten 54, nga te cilat 28 per kandidatin Basha dhe 26 per kandidatin Rama. Ne total, kandidati Basha ka 124 714 vota, ndersa kandidati Rama 124 731 vota. Numerimi i votave te hedhura ne kutite e gabuara do te vazhdoje sot ne oren 10:00. Mbledhja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nisi rreth ores 17:20 dhe ka vazhduar deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme. Perfaqesuesit e Partise Socialiste kane pasur kundershtime te vazhdueshme ne lidhje me fletet e votimit te kontestuara, te cilat jane gjetur jashte zarfeve. Rasti me i debatuar ka qene i kutise se votimit 16/96, ku u gjeten 4 flete votimi jashte zarfit. Por vec rasteve ku pati debate, gjate numerimit ka pasur dhe kuti ne te cilat nuk pasur asnje flete votimi te hedhur gabim. Pjesa me e madhe e fleteve te gjetura ne kutite e gabuara kane qene per keshillat bashkiak dhe per kandidatet e njesive vendore. Gjithashtu perfaqesuesit e opozites kane shprehur rezerva dhe per kodet e kutive te votimit. Gjate procesit te zhvilluar ne sallen e KQZ-se, grupet e numerimit hapin te katerta kutite e votimit per cdo qender votimi. Nga numerimi i djeshem ne favor te kandidatit te koalicionit "Aleanca per Qytetarin" Lulzim Basha jane gjetur 28 vota. Ndersa ne favor te kandidatit te koalicionit "Aleanca per te Ardhmen" Edi Rama rezultojne deri tani 26 vota. Procedura e numerimit nisi pas vendimit te KQZ. Me kater vota pro dhe dy kunder, pas diskutimesh dhe debatesh te gjata, KQZ vendosi dje qe pranoje ne parim projekt-aktin per numerimin e kutive te votimit per Bashkine e Tiranes. Ndonese nje vendim i Kolegjit Zgjedhor, dy anetaret e zgjedhur nga opozita ne kete komision, e votuan kunder ne parim projekt-aktin per numerimin e kutive. Sipas ketij vendimi, KQZ ngriti menjehere 8 grupe te numerimit te votave, me nje perberje prej dy anetaresh dhe dy vezhguesish, perkatesisht nga dy forcat e medha politike nga PD dhe PS. "Administrata e KQZ-se, ashtu sic veproi edhe me pare me 117 kutite e votimit, do te hape kutite dhe do te numeroje fletet qe gjenden ne zarfat e fleteve te kontestuara dhe atyre te pavlefshme, per te vleresuar ne se ka apo jo flete te sakta, por te hedhura ne kutine e gabuar", u shpreh kreu i komisionit, Arben Ristani.
Numerimi
Tete grupet e numerimit kane hapur 156 kutite e votimit qe ndodhen ne 39 qendrat e kesaj njesie bashkiake. Vota per kandidatet per kryetar bashkie te Tiranes u gjeten 54, nga te cilat 28 per kandidatin Basha dhe 26 per kandidatin Rama. Ne total, kandidati Basha ka 124 714 vota, ndersa kandidati Rama 124 731 vota.