E Diel, 1 Nëntor 2026

AK, monumenti: Historia nuk mund të zhbëhet

Aleanca Kuq e Zi ka kundërshtuar nismën e propozuar nga kryeministri Berisha lidhur me monumentin e ri të pavarsisë të parashikuar për 100 vjetorin e saj. Përmes një deklarate AK e quan marrëzi këtë nismë, ndërsa i kërkon qeverisë të tërhiqet me pretendimin se monumenti i pavarësisë ndodhet në sheshin e Flamurit, në Vlorë. Sipas AK historia është kjo dhe nuk mund të zhbëhet.
“Historia bëhet vetëm një herë edhe pse shkruhet 100 herë, ajo nuk mund të zhbëhet. Jemi kundër një monumenti të ri të pavarësisë dhe do mbrojmë me cdo mënyrë simbolin e pavarësisë në Vlorë, i cili qendron aty prej 40 vitesh”, thuhet në reagimni e AK.

Nga ana tjetër Aleanca Kuq e Zi nuk ka hezituar të kritikojë edhe opozitën për heshtjen e saj në lidhje me këtë çeshtje duke u shprehur se ndjejnë keqardhje për indiferencën e opozitës.

Tre ditë më parë në mbledhjen e qeverisë Kryeministri Berisha kërkoi hapjen e një konkursi për një monument të ri, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. “Qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet që ai të përfundojë më 28 Nëntor”, deklaroi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›