Memorial për të pushkatuarit nga komunizmi

Pas kërkimeve shumëvjeçare të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi, nip i Skënder Çelës, të gazetarit Fatos Baxhaku e autoriteteve vendore, eshtrat e dy të rinjve nuk janë mundur dot të gjenden.
Pranë memorialit të ngritur në nderim të dy të rinjve, Kryetarja e Kuvendit tha se: “kjo ditë është një ditë kujtese pas 65 vitesh. Një ditë kujtese e mbushur me dhimbje të forta, jo vetëm për familjarët e këtyre dy të rinjve, por për të gjithë ne. Kjo ditë është në kujtim të sakrificës së nënës, motrave të tyre, dhe gjithë atyre që kanë përjetuar terrorin dhe represionin, që ai sistem solli në këtë vend.”
Me nderim, respekt e përulje ndaj sakrificës së dy të rinjve, në fjalën e saj, Kryetarja e Kuvendit tha: “Ajo që rrëfeu zoti Kabashi është vetëm një pjesë e historisë së terrorit; është vetëm një rrëfim i historisë së një djali me emrin Skënder Cela dhe e një tjetri me emrin Mark Toci. “Unë vazhdimisht i kam ftuar ata që kanë për detyrë të shkruajnë historinë, ata që kanë dëshmi, ata që kanë diçka për t’i treguar këtyre të rinjve që janë këtu sot, bashkë me ne dhe që duhet të të dëgjojnë për terrorin e asaj periudhe. Shkruani historinë, e mos u ndikoni nga çfarë themi ne. Mos u ndikoni nga asnjë lloj propagande, por shkruani atë që është e vërtetë. Të vërtetën!. Ne duhet të jemi të vërtetë me të vërtetën e historisë tonë ! Ne duhet të jemi të vërtetë me fëmijë tanë; ne duhet të jemi të vërtetë me vendin tonë”, apeloi zonja Topalli. /Start/
2011-11-13 08:50