E Diel, 1 Nëntor 2026

AK shpall listat e kandidatëve për deputetë, Spahiu: Unë përballë Berishës në Tiranë

Gazeta Shqip

Kreshnik-SpahiuAleanca Kuq e Zi shpalli këtë të hënë regjistrimin e vetme në zgjedhjet e ardhshme të 23 qershorit. Gjatë një komunikimi me mediat, kryetari Kreshnik Spahiu, shpalli listat e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit dhe deklaroi se në listat e AK-së nuk ka asnjë ish-ministër apo deputet. Spahiu theksoi se partia që ai drejton ka refuzuar kërkesat e disa deputetëve socialistë e demokratë për përfshirjen e tyre në listat e AK-së.

AK në këto pak orë bëhet subjekti i parë politik, por dhe lëvizja e parë politike që hyn në këto zgjedhje si një fenomen ndryshe, si një fenomen i një lëvizjeje nga poshtë lart, si një fenomeni i një force politike të dalë nga shoqëria dhe nga populli, dhe për këto arsye edhe akti juridik i regjistrimit të AK si forcë politike është ndryshe nga të tjerët. Aty do të shikoni mijëra nënshkrime të qytetarëve shqiptarë të cilat mbështesin Aleancën KuqeZi si forcë politike e vetme dhe si një alternativë jashtë Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Nëse të gjithë partitë e tjera përfitojnë nga fakti se kanë grupe parlamentare apo deputetë ne kemi një avantazh ndryshe, ne nuk regjistrohemi për faktin se ka deputetë apo jo, por për faktin se ne kemi verdiktin popullor të mijëra nënshkrimeve që deklarojnë publikisht,zyrtarisht në komisionin  qendror të zgjedhjeve votën e tyre për AK.

Në mbrëmjen e djeshme kam pasur shumë telefonata nga eksponentë të lartë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike,nga deputetë apo ish-deputetë socialistë,të cilët kanë kërkuar të përfshihen në listat e Aleancës KuqeZi, duke shprehur mirënjohjen për ta ,duke shprehur konsideratën për vlerësimin që ata japin për Aleancën KuqeZi, dhe duke qenë diskret në komunikimin me ta do të bëja publik verdiktin e Aleancës KuqeZi  për të refuzuar çdo kërkesë të deputetëve apo ish-deputetëve socialistë apo demokratë për tu përfshirë në listat e AK. Ne ithemi stop trafikimit të deputetëve apo zyrtarëve të lartë sepse ky është një fenomeni i dinosaurëve të vjetër të politikës së vjetër shqiptare ku një herë shkojnë nga e majta dhe një herë nga e djathta,një herë janë të kuq dhe një herë janë blu. Ky fenomen i turpshëm duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ata të cilët mundohen të shantazhojnë AK me dy apo tre ikje aktivistësh,ne nuk i përgjigjemi me të njëjtën monedhë ndonëse kemi pasur hapësirën dhe mundësinë për tju marrë atyre deputet nga gjiri i tyre. Jo, sepse ne vijmë me një moral të ri në politikën shqiptare dhe për të sjellë një kuvend burrash dhe jo burracakësh, për të sjellë një kuvend dhe parlament me personalitete, tha Spahiu.

Lideri i AK-së ka deklaruar më tej se do të garojë në kryeqytet përballë kryeministrit Sali Berisha. Jam këtu për të deklaruar kandidaturën time dhe 140 kuqezinjve, natyrisht përballë njeriut që na mbajti peng për 23 vite se jam i bindur që çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote nga 18 vjeç e lart do të dijë të zgjedhë mes Aleancës Kuq e Zi apo aleancave të cilat janë të turpshme. Tashmë ata do të dinë të zgjedhin mes Kreshnik Spahiut apo Sali Berishës sepse janë dy shtetas të ndryshëm,ai është i ndjeri i cili tashmë ka vdekur politikisht dhe Tirana dhe gjithë Shqipëria do të votojnë nga e ardhmja. Tirana dhe gjithë Shqipëria do të votojnë për ndryshimin se ne kemi një epërsi e cila është epërsia kohë, e cila është epërsia e reputacionit dhe kredibilitetit që kemi ne. Ne gëzojmë në gjithë shoqërinë shqiptare se ne nuk pranuam të futemi as në ombrellën e Partisë Demokratike  dhe as në fustanin e Partisë Socialiste,se ne vijmë me ambicien për të qenë një nga forcat kryesore politike për të ndërtuar qeverisjen e ardhshme politike,dhe ne do të jemi përcaktues, tha Spahiu.

6 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

AK shpall listat e kandidatëve për deputetë, Spahiu: Unë përballë Berishës në Tiranë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›