KQZ regjistron Dritan Priftin si kandidat i pavarur në Fier
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot kërkesën e Dritan Priftit për të kandiduar i vetëm në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Katër anëtarët e KQZ-së kanë votuar unanimisht për regjistrimin e Priftit si deputet i pavarur në qarkun e Fierit.
Pak ditë më parë Prifti dorëzoi kërkesën en KQZ dhe deklaroi se do të kandidojë për një mandat si deputet i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit duke mos u bërë pjesë e asnjë koalicioni. Sipas tij vendimi për të kandiduar si i pavarur u mor pas konsultimeve me zgjedhësit e tij.
6 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)
KQZ regjistron Dritan Priftin si kandidat i pavarur në Fier burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email