E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat e deputetëve, Sequi: Më shumë gra në Parlament

Gazeta Shqip

etore sequiTeksa kanë mbetur vetëm pak orë nga shpallja e listave zyrtare për kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit, ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi kërkon një pjesëmarrje më të madhe të grave në Parlament. Në një aktivitet të zhvilluar për barazinë gjinore, Sequi tha se nxitja dhe promovimi i grave në vendimmarrje është një kusht nga Bashkimi Europian.

“Është përgjegjësi të respektohen kuotat e pjesëmarrjes së grave në listat për deputetë. Gratë shqiptare e kanë pasur të drejtën e votës prej vitesh dhe kjo pavarësisht se shumë njerëz në Shqipëri mendonin se gratë do të krijonin probleme, nëse do të drejtonin Parlamentin”, tha Sequi.

6 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Listat e deputetëve, Sequi: Më shumë gra në Parlament burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›