AKEP Arrin ne 20 mije sasia e numrave celulare te bartur
Sipas të dhënave më të fundit të AKEP, me fillimin e këtij muaji sasia e portabilitetit të numrave ka arritur në një shifër të lartë në mbi 20 mijë.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare bën të ditur se rritja e konkurrencës efektive ka bërë që operatorët të vazhdojnë të hedhin në treg oferta dhe plane tarifore të reja me më dobi për konsumatorin.
Përdoruesit janë treguar aktivë duke zgjedhur rrjetin dhe planet tarifore nga të cilat përfitojnë dhe që u përshtaten më mirë.
Shërbimi i portabilitetit të numrit ka ngjallur shumë interes të qytetarët, ndërkohë që tendenca paraqitet në rritje të fortë gjatë ditëve të fundit.
Gjithashtu, burime nga AKEP, bëjnë me dije se nga 1 tetori do të hyjë në fuqi edhe ulja e tarifave të mesazheve të shkruara ndërmjet operatorëve celularë.
Masë kjo që synon uljen e tarifave me pakicë.
Sipas analizës së kostove të kryer nga AKEP-i, kosto e terminimit të mesazheve të shkruara ndërmjet operatorëve është 0.6 lekë, ndërsa tarifa që aplikojnë operatorët me njëri-tjetrin aktualisht është 4 lekë. Tarifat do të ulen në mënyrë graduale, për të arritur në 0.58 lekë në Shtator të vitit 2013.
Sipas të dhënave të AKEP, deri më datë 1 Korrik, numri i përdoruesve të telefonisë celulare arriti në 4.75 milionë, me një rritje prej 4% krahasuar me fundin e vitit 2010.
“AMC“ kryeson tregun me 40% të numrit të përdoruesve, e ndjekur nga “Vodafone Albania” me 35%. “Eagle Mobile” zotëron tashmë 20% të numrit total të përdoruesve, ndërsa operatori më i ri, “Plus Communication”, ka arritur në 5%.