E Diel, 1 Nëntor 2026

AKEP: Celulari, cmimi mesatar për minutë ndër më të ulëtit në rajon

TIRANE- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka prezantuar sot në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese raportin e punës 1 -vjecare të kryer nga ky institucion.
Në raport theksohet se gjatë vitit 2011 u rrit me 15% numri i përdoruesve të celularëve ku 55 mijë abonentë kanë mbartuar numrin. AKEP thekson se rritja e përdoruesve të celularit erdhi si pasojë e shtimit të komunikimit mesatar mujor të një abonenti për shkak të uljes së cmimit. ‘177 minuta komunikimi mesatar mujor i një abonenti. Cmimi mesatar për minutë ndër më të ulëtit në rajon’, citon raporti.

AKEP vlerëson se rritja e konkurrencës në telefoninë celulare solli ulje të cmimeve.
Raporti më tej theksoi se për herë të parë në vitin 2011 u fut shërbimi 3G.

Sa i përket internetit. raporti i AKEP thekson se 161 mijë familje përdorin internetin në banesa.
AKEP numëron sot 1.2 milionë përdorues të celularëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›