E Diel, 1 Nëntor 2026

Nafta Virgin prokuroria con ne gjykim 15 persona

Te tjera rreth shkrimit DOKUMENT Emrat pergjimet akuzat DOSJA Konkluzionet te prokurorise Cfare eshte virgin nafta Prokurori ka cuar ne gjykate dosjen Virgin dosjen mbi skandalin e mashtrimit me naften virgin me ane te se ciles dergohen ne gjykim 15 te pandehur plus firmen Euroil sha. Skandali i kontrabandes se naftes virgine u denoncua nga ish-ministri i Energjetikes Dritan Prifti.

- Hajri Elezaj aktualisht me masen e sigurimit arrest ne shtepi akuzohet per veprat penale te Mashtrimit me pasoja te renda Falsifikimit te dokumentave Pastrimit te produkteve te vepres penale Largimi i te burgosurit nga vendi i qendrimit
- Iljas Fisheku aktualisht me masen e sigurimit detyrim per paraqitje akuzohet per vepren e Mashtrimit te kryer ne bashkepunim se bashku me te pandehurin tjeter Bledar Rama
- Edmond Ferraj dhe Arian Daci akuzohen per Falsifikim te dokumenteve.
- Dashamir Kasaj i hetuar me masen e sigurimit arrest ne shtepi akuzohet per shperdorim detyre
- Fadil Abdurramani dhe Flamur Merkaj te hetuar me mase sigurimi detyrim per paraqitje akuzohen per moskallezim te krimit
- Gazmend Serjanaj Genci Prence Kadri Hajredini Reshat Aleksi Nikollaq Llozi Fatmir Kaja dhe Vladimir Koteci akuzohen per moskallezim te krimit.
- Sipas prokurorise personi juridik Euroil sha. me perfaqesues ligjor shtetasin Hajri Elezaj akuzohet per vepren penale te Mashtrimit me pasoja te renda Falsifikimit te dokumentave dhe Pastrimit te produkteve te vepres penale.

Shteti shqiptar u ka dhene firmave private qe merreshin me tregtimin dhe perpunimin e naftes virgin rreth 3.5 milione euro ne forme rimbursimi te TVSH-se megjithese kryenin nje skeme mashtrimi me kete nenprodukt te naftes.

Pagesat jane kryer pergjate viteve 2007-2010. Burime nga Prokuroria e Tiranes thane se kane zbardhur edhe skemen e mashtrimit per naften virgin ku firmat private benin te dhena te rreme sikur ky nenprodukt prodhohej dhe eksportohej jashte vendit dhe arrinin te merrnin rimbursimin e TVSH-se nga shteti shqiptar. Kreret e firmave kane arritur te perfitonin 3.5 milione euro vetem me dokumente dhe pa kryer asnje procedure tjeter.

krahas dokumenteve shkresore dhe bilanceve te nxjerra gjate tre viteve e gjysme hetuesit e ceshtjes siguruan deshmi te rendesishme qe faktojne sesi nafta e paperpunuar perzihej dhe u shitej shqiptareve si nafte e mire. Deshmitaret kane rideklaruar para akuzes se kane derguar nafte virgin ne depozitat e perpunimit ne Durres dhe Lushnje duke fundosur ne kete menyre dy firmat private qe akuzohen per kete skeme mashtrimi.

Shoqeria Euroil sh.a. ka pasur detyrimin te eksportonte jashte vendit nenproduktin e naftes virgin por nga shkresat e Drejtorise se Pergjithshme te Doganave te dates 28 dhjetor 2010 ne lidhje me ngarkesat e anijeve Rita S dhe Calitea rezulton se nafta virgin nuk eshte eksportuar por dokumentacioni i shoqerise Euroil permban te dhena te rreme. Nje sasi e madhe e naftes virgin jo vetem qe eshte deklaruar ne menyre fiktive si e eksportuar jashte vendit por kjo sasi nuk ka qene e blere nga shoqeria Euroil.

Akuza sakteson se sasia e naftes e blere ne Ballsh eshte shume me e vogel nga ajo e dy deklaratave doganore per praktikat e datave 10 dhe 28 shkurt 2009 te cilat pasqyrojne sasine 17 mije tone nderkohe qe nga aktet e Drejtorise Rajonale te Tatimeve sasia qe figuronte gjendje ne depot e Euroil e deklaruar prej kesaj te fundit ne Tatime eshte vetem 36812 tone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›