E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi hekurudhore në Poloni, 16 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

Poloni- Polonia ka shpallur tre ditë zie kombëtare pasi 16 veta u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosen pas një aksidenti hekurudhor në qytetin jugor Krakow mbrëmjen e djeshme.

Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në institucionet pubklie të vendit dhe në disa faqe lajmesh raporton sot BBC, duke përfshirë radion kombëtare polake dhe të përditshmën ‘Rzeczpoposlita’ që po përdorin vetëm foto bardh e zi.

Dy kontrollorët e trenave e janë marrë në pyetje për aksidentit. Trenat e pasagjerëve u përplasen në Szczekociny mbrëmjen e së djelës dhe raportohet se ky është aksidenti më i rëndë në Poloni në 20 vitet e fundit.

Një prej të vdekurve ishte amerikan, dhe mes të plagosurve ka shtetas çek, moldav, ukrainas dhe polonez. Ndërkaq mësohet se tre persona janë në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas ekspertëve do të jetë kutia e zezë që do të hedhë dritë mbi aksidentin tragjik dhe nëse duhet fajësuar një gabim njerëzor.

Ndërkaq ministri i transporteve në Poloni Slawomir Nowak ka thënë se trenat janë ende të sigurt dhe të mos ndalohet udhëtimi për Euro 2012 që do mbahet në Ukrainë dhe Poloni këtë verë.

D.Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Bombardime në Bagdad, 33 të vdekur dhe dhjetra të plagosur Irak- Bagdadi është përfshirë nga një sërë sulmesh me armë...
  2. Ngricat në rrugë, aksident me pasojë 1 të vdekur dhe 3 të plagosur Korcë- Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci...
  3. Aksident I dyfishtë, dy të vdekur dhe tre të plagosur Lezhë-Dy aksidente kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugët e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›