E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKI: Nuk dhamë informata për varrezat e thyera

Agjencia e Kosovës për Inteligjencës ka demantuar raportin e RTK-së, se dje kanë dalë informata nga kjo agjenci, lidhur më thyerjen e disa varrezave serbe në Kosovë, nga strukturat serbe.

“Në edicionin qendror të lajmeve të ditës së martë, 22 janar 2013 në RTK është thënë në mes të tjerave se një burim brenda AKI-së ka dhënë disa informata në lidhje me dëmtimin e varrezave ortodokse serbe në Republikën e Kosovës. Duam të sqarojmë opinionin e gjerë se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë me vëmendje të shtuar është duke përcjellë për së afërmi zhvillimet aktuale në vend, në përputhje me mandatin dhe kompetencat që ka”, thuhet në reagimin e AKI-së, transmeton rtk.

 Agjencia për Inteligjencë thotë se "demanton të dhënat e publikuara në RTK të jenë të AKI-së, përkatësisht të ndonjë burimi brenda AKI-së". /Indeksobnlione/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›