Kurti: Jo koalicion me LDK-në, forcim të opozitës

Takimi i Albin Kurtit me Isa Mustafën synon të forcojë bllokun opozitar në Kosovë. Kështu, ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në një intervistë në RTV 21.
Por për shkak të dallimeve të mëdha konceptuale, sipas Kurtit, kjo nuk do të thotë se mund të flitet për koalicion.
“Besoj që ishte një takim i mirë, sepse edhe pak bëhen dy vjet që ne jemi në Kuvendin e Kosovës dhe ne takohemi për herë të parë. Besoj që ju e dini se Lëvizja “Vetëvendosje” ka qenë e gatshme dhe e interesuar për këso takimesh,por për një koalicion tash për tash as që mund të flitet. Kjo nuk është diskutuar. Kemi dallime të mëdha,por pajtohemi në disa çështje”- ka thënë ai në këtë intervistë.
Ai ka akuzuar qeverinë se e ka harruar Luginën e Preshevës.
“Asnjëherë Lugina e Preshevës nuk është trajtuar në mbledhjen e qeverisë së Kosovës. Ju i keni parë ato mbledhjet e qeverisë të cilat janë të hapura për mediat. Ju e keni parë se çka ndodh por e keni parë edhe se çfarë nuk ndodh nuk ndodh që Lugina e Preshevës të jetë temë aty, asnjëherë”-ka thënë më tej ai./Indeksonline/