Arvizu takohet me Nishanin

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po pret në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Takimi i ambasadorit me kreun e shtetit shqiptar po zhvillohet në ambientet e presidencës, raporton Shekulli.
Ky takim vjen pas një varg takimesh të trojkës së ambasadorëve me Ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti dhe liderin e opozitës, Edi Rama./Indeksonline/