AKI largon drejtorët e Krimeve Ekonomike

Po vazhdon stuhia e Agjencisë kosovare të Inteligjencës drejtë pastrimit të Policisë së Kosovës
Siç duket nuk janë të privilegj as drejtorët më të lartë të organeve të rendit.
Burime të Indeksonline brenda AKI-së mësojnë se pre e verifikimit të Inteligjencës kanë rënë dy drejtorët më të lartë të Krimeve Ekonomike në vend, Emin Beqiri dhe Nazim Sahiti.
Emin Beqiri, është drejtor i Krimeve Ekonomike në nivel të Kosovës, kurse Nazim Sahiti, është drejtor i Krimeve Ekonomike Regjionale të Prishtinës.
Emin Beqiri, ka thëne se nuk është e vërtet se AKI-ja ka dërguar vlerësim negativ për të. “Nuk është e vërtet ajo. Ia keni fut kot. Tre eprorëve, përfshirë edhe mua, na është shtyre verifikimi edhe për tre muaj”, tha Beqiri.
Megjithkëtë, dy eprorët pritet të largohen shumë shpejtë nga detyra , ngase AKI-ja ka dërguar për ta notë negative. Inteligjenca, sipas burimeve të Indeksonline ka gjet disa keqpërdorime dhe afera që kanë bërë dy shefat e Krimeve Ekonomike.
Ndryshe, AKI-ja është duke verifikuar të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/