E Diel, 1 Nëntor 2026

PSHDK: Evropën do ta sjellim në Klinë, jo Klinën ta dëbojmë për në Evropë

PSHDK dega në Klinë, ka shpalosur top prioritete për qeverisjen e saj në Komunën e Klinës, nëse i fiton zgjedhjet e 3 nëntorit. 

Sipas PSHDK-së, kjo parti nuk e ka embargon e krijimit të varfërisë dhe të plagës së papunësisë, apo të rrjeteve të ndryshme të kriminalitetit, andaj sipas tyre, edhe projektet e saj përqendrohen kryesisht në shërimin e plagës së papunësisë.

“1. Që në javën e parë të qeverisjes së saj, do të futen në rrjetin e vaditjes e të ujitjes 500 hektarë në rajonin e Lugut të Drinit (projekt i penguar nga qeverisja aktuale komunale). 2. Në projektet e zhvillimit të kapaciteteve moderne në secilin fshat, PSHDK ofron punësimin e 2000 vetave, për një mandate qeverisës komunal; ky projekt nuk do të realizohej as për 20 vjet nga qeverisja e tashme komunale. 3. Në përfundim është edhe një projekt tjetër madhor, i punësimit edhe të 2000 vendeve të tjera pune në lëmin e industrisë... Ndërtimi i kapaciteteve sipas nevojës së secilit fshat. 4. Janë bërë projektet që Klina ta ketë nxemjen qendrore në gjithë qytetin, 5. Ujë të pijshëm do të ketë secila familje”, janë pesë prioritetet themelore të PSHDK-së për Klinën.

Kjo parti, thotë se me kohë do të shpalos edhe projektet e veçanta në secilën fushë: bujqësi, shëndetësi, kulturë, arsim etj.

“Premtime kemi edhe nga jashtë se do të na ndihmojnë në vënien e kontakteve me qendra të ndryshme të botës perëndimore për zhvillimin e Klinës. Ne jemi në gjendje që dyfish më shumë premtime të realizojmë, aq sa premton qeverisja aktuale e Klinës”, konsideron PSHDK-ja., duke premtuar se në një mandatë qeverisës do të ofrojë 2000 vende të punës.

“Pra, Evropën ne do ta sjellim në Klinë e jo Klinën ta dëbojmë për në Evropë”, është motoja e kësaj partie. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›