E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident zinxhiror trafiku, pa viktima

Në autostradën Pejë-Prishtinë, konkretisht, afër pompës së benzinit “Al Petroll” ka ndodhur një aksident zinxhiror trafiku, ku janë të përfshira afërsisht shtatë-tetë automjete. Sipas gjendjes në terren nuk bëhet fjalë me pasoja fatale në njerëz, por vetëm për dëme materiale.

Njësitë të policisë rrugore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka deklaruar se nga ky aksident nuk ka asnjë të vdekur./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›