E Diel, 1 Nëntor 2026

AKK shkel ligjin, nuk i jep askujt

Përderisa Agjencia Kundër Korrupsionit vazhdon të mbikëqyrë zyrtarët publikë në rastin e konfliktit të interesit, vetë ky institucion po e shkel ligjin. Mosdërgimi tek anëtarët e Komisionit për Legjislacion të formularëve për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të AKK-së, sipas anëtarëve të këtij komisioni, është kryekëput konflikt interesi, raporton KTV.

Albulena Haxhiu thotë se më 31 mars të këtij viti AKK-ja është dashur t’i informojë anëtarët e komisionit që e mbikëqyrin punën e agjencisë për formularët e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të AKK-së, mirëpo kjo nuk ka ndodhur.

Edhe Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se nuk ka logjikë që një institucion siç është AKK-ja të mos i japë askujt llogari për pasurinë e zyrtarëve të saj. I të njëjtit mendim është edhe Petrit Zogaj nga lëvizja FOL. Por, krejt këto akuza i mohon kreu i Agjencisë, Hasan Preteni, i cili thotë se institucioni që ai udhëheq vazhdimisht i raporton kuvendit, por kjo ndodh vetëm në rastet kur atyre u kërkohet raportimi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›