E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushtaku shoqërohet nga dy policë për në gjykatë

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është paraqitur në Gjykatë vetë i treti. Në procesin gjyqësor ndaj tij në rastin e “BIRN”-it ai është shoqëruar nga dy policë të Kosovës për shkak të arrestit shtëpiak që i është caktuar të shtunën në mëngjes në rastin tjetër ndaj tij, transmeton KTV.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, bashkë me ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe 5 të tjerë po dyshohen nga EULEX-i për krime lufte.

Prokurori i EULEX-it, Mauritzo Salustro, po pretendon se në Likoc të Drenicës në periudhën qershor – gusht 1998 ka ekzistuar një qendër ndalimi e UÇK-së. Gjatë hetimit të tij 16 mujor për këtë rast, ka dëshminë e së paku 5 personave që pretendojnë se ishin mbajtur në këtë qendër. I gjithë hetimi i tij bazohet kryesisht në dëshminë e dëshmitarëve të mbrojtur A dhe I, që për mbrojtjen janë dëshmitarë jo të besueshëm. Selimi dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në 7 raste të tilla e Lushtaku në 3./Indekosnline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›