E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni verifikues i KE-së në Luginën e Preshevës

Një delegacion i i Këshillit të Evropës ka qëndruar sot në Luginë të Preshevës me qëllim verifikimin e nivelit të të drejtave të komunitetit shqiptarë. Në takim me përfaqësuesit politikë të Luginës, delegacioni është njohur me gjendjen e shqiptarëve dhe kërkesat e tyre lidhur me të drejtat e njohura me konventat ndërkombëtare.Me qëllim të verifikimit të nivelit të të drejtave të pakicave, veçanërisht asaj shqiptare në Luginën e Preshevës konform Konventave të ratifikuara ndërkombëtare, ka qëndruar sot një komision i lartë i Këshillit të Evropës, i udhëhequr nga sekretarja Sarah Burton.

Komisionerët e Evropës janë takuar ndaras me Kryetarin Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe tre kryetarët e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Përfaqësuesit e shqiptarëve me këtë rast kanë reaguar për nivelin e të drejtave të shqiptarëve si dhe për dinamikën e ngadaltë të zgjidhjeve të tyre nga autoritetet qeveritare serbe të marra ndërkombëtarisht, transmeton RTK.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, ka deklaruar se Serbia vazhdon të mbetet larg standardeve të të drejtave të pakicave çfarë janë ato në Bashkimin Evropian. Ndërsa, Nagip Arifi – Kryetar i Komunës në Bujanoc, ka përmendur sferat në të cilat shqiptarëve vazhdojnë të iu shkelen të drejtat e tyre.

Serbia, që në mars ka deponuar raportin mbi drejtat e njeriut dhe pakicave kombëtare, ndërkohë që përfaqësuesit e komisioni të Këshillit të Evropës do të përgatisin një raport në formën mendimi i cili do ti dorëzohet Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut në Strasburg në shtator të këtij viti./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›