AKKP-ja, 30 ditë afat për shqyrtimin e kërkesave për kompensimin financiar
Ish-pronarët të dërgojnë kërkesën për kompensim
Eljona Ballhysa
Ish-pronarët kanë 30 ditë në dispozicion për të paraqitur pranë Zyrës së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kërkesën për të përfituar kompensim financiar nga fondi prej 600 milionë lekësh, i vënë në dispozicion nga qeveria për vitin 2009. Qeveria miratoi 5 ditë më parë vendimin për kriteret e shpërndarjes së fondit për kompensimin financiar të pronarëve për vitin 2009. Në këtë vendim bëhet e ditur se 5 ditë pas hyrjes në fuqi të tij, ish-pronarët kanë afat 30 ditë për të kërkuar pranë AKKP-së të jenë pjesë e procesit për të përfituar nga fondi financiar.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Pronave, Elvis Çefa, nëpërmjet një njoftimi për shtyp fton të gjithë personat që kanë aplikuar për fondin e vitit 2008, por që nuk kanë rezultuar fitues, të aplikojnë sërish për fondin e vitit 2009. Por këta persona duhet të paraqesin në AKKP vetëm kërkesën dhe deklaratën me shkrim. Këto persona nuk do ta paguajnë tarifën e përcaktuar. AKKP-ja gjithashtu fton personat, dokumentacioni i të cilëve ka rezultuar me mangësi hartografike, që të paraqesin menjëherë kërkesën e tyre në AKKP për saktësimin e hartave në mënyrë që të riklasifikohen për t’u trajtuar me kompensimin financiar të vitit 2009. Me fondin e vitit 2008 u kompensuan 163 persona, ndërkohë që AKKP-ja administroi mbi 750 kërkesa.
Fondi
Për vitin 2009 qeveria ka vënë në dispozicion për kompensimin financiar të ish-pronarëve një fond prej 600 milionë lekësh. Nga ky fond përfitojnë subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur e gjitha për kompensim. Ata do të kompensohen sipas radhës kronologjike, të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit, vetëm nëse nuk kanë përfituar nga kompensimet e mëparshme financiare; nëse nuk kanë përfituar kthim fizik të pjesshëm të pronës, me çdo vendim për atë subjekt. Kompensimi, ashtu siç është aplikuar edhe vitet e mëparshme, do të bëhet për vetëm deri 200 m2 të sipërfaqes truall, të caktuar për kompensim, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Në bazë të vendimit të qeverisë, ish-pronarët që nuk kanë aplikuar më parë duhet të plotësojnë dhe të paraqesin pranë zyrës së AKKP-së në qendër dokumentacionin e mëposhtëm: kërkesën për kompensim në të holla; deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim, sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave; vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për njohjen dhe kompensimin e pronës, së bashku me plan-vendosjen përkatëse, të njehsuara nga institucioni ku ato janë të arkivuara; dëshminë e trashëgimisë; prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të subjektit të shpronësuar; fotokopjen e noterizuar të dokumentit të identifikimit të përfaqësuesit të pajisur me prokurë; dokumentin që vërteton vendbanimin, më 19.7.1991, të subjektit të shpronësuar; mandatpagesën.
Shqyrtimi
Pas dorëzimit të dokumentacionit zyra e AKKP-së në qendër, në bashkëpunim me zyrat rajonale, shqyrton dokumentacionin e subjekteve që kërkojnë kompensim në të holla.
Më pas AKKP-ja në qendër, pasi shqyrton dokumentacionin e zyrave rajonale të kthimit dhe kompensimit të pronave, përgatit vlerësimin ligjor të kompensimit; harton relacionin përkatës; merr vendimin për pranimin apo refuzimin e kërkesës për kompensim të subjektit të shpronësuar; i dërgon subjektit të shpronësuar, Avokatit të Shtetit dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kopje të vendimeve të marra, për t’u dhënë mundësi të ushtrojnë kompetencat ligjore; shpall listën e subjekteve fituese; kryen veprimet me thesarin dhe bankën për kalimin e fondit të kompensimit në të holla, në emër të subjektit të shpronësuar, përfitues të kompensimit.
15 Maj 2009