E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK:Liderët, jo keqpërdorim të festave për mesazhe politike

Aleanca “Kuq e Zi” ka uruar gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit ndërsa u ka bërë thirrje partive politike që të heqin dorë nga ato që ajo I cilëson “qokat politike në kultet fetare”.
 

Në një deklaratë për mediat, Aleanca thekson se liderët politik po keqpërdorin festat për të dhënë mesazhe politike, ndërsa shton se me sjelljen e tyre politikanët po përpiqen të politizojnë gjithë shoqërinë.
 

Deklarata e aleancës “Kuq e Zi” bëhet kur krerët e shtetit dhe përfaqësues të partive politike vizitojnë selinë e komunitetit mysliman në Tiranë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›