E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, bisedimet për qeverinë e re

Orë kritike po kalon Greqia në një kohë kur opozita e djathtë i ka thënë "jo" qeverisë së unitetit kombëtar. Presidenti Karolos Papoulias, sipas të dhënave qeveritare do të nisë menjëherë bisedimet me të gjitha partitë. Sipas zëdhënësit të qeverisë Ilias Massialos presidenti do të bisedojë me krerët politikë të vendit mbi mundësitë për bashkëpunim. Papoulias do të presë në një takim gjatë ditës së sotme kryetarin e opozitës konservatore, Antonis Samatas, ndërsa takimi që pritet të mbahet në ambientet e presidencës në orën 13:00. Lideri i partisë më të madhe opozitare “Demokracia e re” i tha edhe një herë "jo" ftesës së kryeministrit Papandreu duke e akuzuar atë se ka mbyllur të gjitha portat për bashkëpunim dhe se bën lojë personale.
" Papandreu nuk kërkon qeveri të Shpëtimit Kombëtar. Kërkon që t`i angazhojë të gjithë në opsionet e tij personale dhe pa rrugëdalje", deklaroi Samaras, i cili ndërkohë i dërgoi mesazh qetësues Evropës se pranon marrëveshjen e 26 tetorit për faljen e borxhit dhe reformat strukturore.
Ndërkohë pa fondet e shpëtimit, Greqia mund të falimentojë para fundvitit. Papandreu ka lënë të kuptohet se do të qëndrojë mënjanë nëse do të mundësohej progresi. Korrespodenti i BBC në Athinë thotë se ka shumë pak shanse që një qeveri e bashkimit kombëtar të drejtohet nga Papandreu. Gjithnjë e më shumë flitet një emër si zëvendësues i Papandreut në krye të qeverisë së përkohshme, si I ministrit të financave Evangelos Venizelos. Vetë Venizelos tha më parë se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen sapo të mbarojnë proceduarat për sigurimin e fondeve të shpëtimit nga Bashkimi Europian dhe Fondi monetary Ndërkombëtar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›