Besimtaret muslimane festojne sot Kurban Bajramin

Me rastin e festes se Kurban Bajramit qe ne oret e para te mengjesit besimtaret myslimane jane mbledhur ne bulevardin Deshmoret e Kombit ku kane bere lutjen e mengjesit. Te pranishem ne kete lutje kane qene besimtare e klerike te klerit mysliman se bashku me Kryetarin e Komunitetit Mysliman Selim Muca qe se bashku me qytetaret eshte falur dhe ka uruar per nje feste te mbare. Sipas krereve mysliman festa e Kurban Bajramit eshte festa e sakrificese durimit dhe e varferise. Duke i uruar besimtaret qe te kene me shume begati dashuri dhe harmoni ne familje pasi Kurban Bajrami eshte edhe festa e mirekuptimit faljes dhe bashkimit. Festa e Kurban Bajramit ka si qellim frymezimin e dashurise te triumfit te se mires ndaj se keqes vetepastrimin e shpirtit dhe mbetet nje simbol i sakrifices. Sipas perfaqesuesve te ketij besimi fetar berja e kurbaneve eshte nje prej treguesve te afrimit tek e verteta.