E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

AKMC: Nesër reshje shiu dhe dëbore në disa qarqe

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot se, bazuar në raportimet nga IGJEO dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, priten reshje intensive, kryesisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, si dhe reshje dëbore në zonat malore mbi 300 m.

Reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në transport.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.

Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›