E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

AKMC, praktika evropiane mbi sfidat dhe mundësitë e komunikimit gjatë emergjencave

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Në kuadër të Presidencës polake të BE-së, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mori pjesë në seminarin (workshop): “Të Kuptuarit e Komunikimit në Mbrojtjen Civile”, i fokusuar në sfidat dhe mundësitë e komunikimit gjatë emergjencave.

Aktiviteti përfshiu simulime praktike me skenarë emergjencash, ku pjesëmarrësit testuan vendimmarrjen, koordinimin ndërinstitucional dhe menaxhimin e informacionit.

Ky seminar mundësoi shkëmbimin e përvojave dhe përfitimin nga praktikat më të mira evropiane, duke forcuar qasjen kombëtare dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›