AKR: Kemi elektorat të ndershëm

Një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, Kryetari i AKRsë, Behgjet Pacolli, ka shpërndarë libreza për simpatizantë të partisë së tij. Ai premtoi se do bëjë fushatë korrekte
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është zotuar se do të nisë një fushatë korrekte, kurse aktivitetet elektorale do ti zhvillojnë bashkërisht me partnerin e koalicionit, LDD.
Pacolli, i cili doli të martën para zyrave të partisë për të shpërndarë libreza për simpatizantë të AKRsë, tha se partia e tij po zgjerohet dita-ditës.
Mbi 3 mijë qytetarë të Prishtinës kanë aderuar në AKR dhe jemi në rrugë të mirë në këtë drejtim. Definitivisht qytetarët e Prishtinës kanë kuptuar shpirtin, rrugën dhe programin se ku dërgon AKRja, ka thënë Pacolli.
Ai ka folur edhe për dallimet e elektoratit të AKRsë dhe partive të tjera. AKRja ka një elektorat të ndershëm. Ne nuk kemi elektorat të shpifjeve, të skandaleve, por kemi një elektorat që e ka kuptuar shumë bukur energjinë e AKRsë, ka kuptuar në cilin drejtim dërgon rruga jonë, ka shtuar ai.
Pacolli ka thënë se qëllimi i AKRsë është që gjatë fushatës elektorale të mos ofendojë dhe përçajë askënd.