LDD: Po na shantazhojnë
Lidhja Demokratike e Dardanisë kërkoi të martën që të ndërpriten shantazhet dhe presionet nga Komuna e Prishtinës dhe Qendra e Studentëve të UPsë.
Edhe pse jemi subjekti i parë që kemi dorëzuar kërkesën për rezervimin e Sallës 1 Tetori, kjo nuk u mundësua nga menaxhmenti i kësaj qendre, ka deklaruar Sejdë Tolaj, shef i Shtabit Zgjedhor të LDDsë.
Po ashtu, sa i përket tubimit të nesërm të hapjes solemne të fushatës zgjedhore, nga shkresat që morëm nga Departamenti i Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, na u lokalizua hapësira ku duhet të mbahet tubimi si dhe u caktua se si duhet të jetë e drejtuar bina, gjë që për ne është e papërshtatshme, shtoi ai.
Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDDsë theksoi se nuk ka dyshim që në këtë vendim ka influencë politike.
Përkundër kësaj, ai paralajmëroi se LDDja, së bashku me partnerin e saj, AKRnë, do të organizojnë tubimin e parë elektoral në Sheshin Nëna Terezë.