Marrëveshja, nënshkruhet drafti i ankimimit

Partia Socialiste hedh hapin final duke ankimuar pranë Gjykatës Kushtetuese marrëveshjen për ujrat detare mes Shqiperisë dhe Greqisë. Krerë të forcave të majta por edhe të djathta kanë nënshkruar një draft ankimimi të hartuar nga Partia Socialiste të cilin do ta depozitojnë pranë Gjykatës Kushtetuse ditën e premte. Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama duke folur mbi këtë marrëveshje kërkoi transparencën e munguar nga ana e qeverisë.
"Kjo është një marrëveshje e pavend dhe e padenjë e cila duhet të sprapset për të krijuar kushte që të ketë një rinegocim që ata që përfaqësojnë vendin duhet të bëjnë një marrëveshje të barabartë në respert të plotë të fqinjësisë të mirë por edhe në funksion të interesave që nuk mund të preken për arsye të errta" theksoi Rama.
Kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi Sparak Ngjela tha se objekti i këtij ankimimi është shkelja e sovranitetit të territorit shqiptar dhe akoma më keq kjo bëhet në mënyrë vullnetare.
Ndërkaq opozita gjithashtu njoftoi për një protest qytetarë në datën 22 fillimisht përpara Ministrisë së Jashtme dhe pastaj përpara parlamentit i cili ka programuar pikërisht ratifikimin e kësaj marrëveshje.
Në këtë takim përveç Edi Ramës morën pjesë kreu i G 99 Erion Veliaj, kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, kreu i PDK-së Nard Ndoka, kreu i PLD-së Spartak Ngjela, dhe ish-deputeti I LSI -së Ndre Legisi.