AKR: Maloku nuk u largua për logon por për mospunë

Aleanca Kosova e Re, është arsyetuar se largimi i anëtarit të KQZ-së Fadil Malokut ka qenë për mospunën e tij dhe jo për logon. Këtë e ka bërë publike përmes një kumtese për shtyp. “Ai, gjatë ushtrimit të këtij funksioni në këtë institucion të rëndësishëm, nuk ka mbrojtur interesin e AKR-së dhe për më tepër kurrë nuk ka mbajtur kontakt me partinë”, thuhet në komunikatë.
Sipas tyre, AKR nuk ka marrë asnjë raport nga ai.
“AKR asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk ka marrë raport nga Maloku për punën e tij. Dhe, për më tepër, nuk e di se çfarë interesa ka përfaqësuar Maloku në KQZ. Ai asnjëherë nuk ka marrë pjesë në takimet konsultative në forumet e partisë”, thuhet në kumtesë.
Ndërkaq, sipas Malokut. pas qëndrimeve publike se nuk do ta mbështesë heqjen e logos nga fletëvotimet, kanë ardhur shantazhet dhe presionet.
“Por, kam refuzuar të nënshtrohem dhe largohem”, ka thënë ai./Indeksonline./