Bulqizë, aksident me pasojë një të vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident tragjik me pasojë një person të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur ka ndodhur ka ndodhur sot pasdite në Bulqizë. Dy automjete, janë përplasur me njëra-tjetrën pranë vendit të quajtur “Qafa e Buallit”.
Në këtë aksident mësohet se ka humbur jetën, Gani Keta, shef i kuadrit të Zyrës Arsimore Bulqizë, i cili drejton një nga makinat e aksidentuara. Shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia tej normave të lejuara.
Ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajona të Bulqizës, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Indeksonline/