E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestojne pensionistët dhe invalidët e luftës

Pensionistët dhe invalidët e luftës, kanë protestuar sot para ndërtesës së qeverisë së Kosovës dhe Parlamentit.
Ata kanë kërkuar aprovimin e Ligjit për sigurim pensional, me qëllim që të shpërblehet kontributi i tyre.
Protestuesit, protestuan në mënyrë paqësore për rreth 30 minuta.

Kurse gjysmë ore më vonë, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës u mbajt edhe protesta e punëtorëve të fabrikës së gypave të çelikut në Ferizaj.

Një protestë për ora 12.00 e kanë paralajmëruar edhe Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së, ku do të kërkohet që të mos bëhet nënshkrimi i kontratës kolektive në nivel të PTK-së./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›