E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKR s ka firma per mocion

Alances per Kosoven e Re i duhen edhe 10 firma deputetesh te Kuvendit te Kosoves per mocionin qe sipas tyre do sherbeje per te rrezuar qeverine Thaci gje kjo qe do e conte Kosoven ne zgjedhje te jashtezakonshme.

Nisma e grupit parlamentar te AKR-se synon te mbledhe 40 nenshkrime per te futur ne rendin e dites mocionin.

Sipas iniciatorit te kesaj nisme Ibrahim Makolli peticionin deri me tani nuk e ka nenshkruar asnje deputet nga LDK-ja dhe PDK-ja Ne momentin qe ne do te kemi kete numer do te procedojme menjehere duke bere kerkese ne kryesine e Kuvendit. Nuk ka asnje nenshkrim deri tani te dy partnereve qe kane qene ne koalicion.

Pas zgjedhjeve Makolli nuk perjashton mundesin e koalicionit me partine e kryeministrit Thaci. Ai thote se shefi i tij Bexhet Pacolli synon me shume se presidencen e vendit Perhere kemi theksuar qe vendi per te garantuar stabilitet dhe per te qene sa me prane funksionimit te institucioneve ka nevoje per nje veprim ndryshe te presidentit te Kosoves. AKR-ja eshte e gatshme qe pas zgjedhjeve me kedo parti me te cilen vleresojme se kemi perafrim te programeve dhe konceptit politik mund te ndertojme koalicion.

Pas mbledhjes se firmave rrezimi i Qeverise nga Kuvendi do te ishte i mundur vetem nese per te votojne se paku 61 deputete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›