E Shtunë, 31 Tetor 2026

NYT Mlladic isemure fshihet ne Beogradin e Ri

NJU JORK-Krimineli i shumekerkuar serb per krime lufte gjenerali serb Ratko Mlladic dyshohet se po fshihet ne pjesen e Beogradit te Ri keshtu ben te ditur ne nje shkrim gazeta amerikane New York Times NYT. Sipas amerikanes e cila shkruan se krimineli me i kerkuar ne Evrope pas ikjeve dhe fshehjes se tij per 15 vjet te siguruar nga shteti dhe ushtria se fundi sigurisht se fshihet ne Beogradin e Ri sigurisht sic shkruan gazeta me ndihmen e perkrahesve te tij me te besuar.

Aktualisht Mlladic eshte ne moshen e tij 68 vjecare dhe supozohet se eshte i semure dhe i izoluar. Zhvendosja e tij mund te jete kryer ne disa apertamente gjate kesaj kohe ne Beogradin e Ri.
Gazeta NYT citon nje hetues serb i cili ben te ditur se rrjeti i mbrojtjes se Mlladicit eshte ngushtuar ne nje apo dy veta te cilet jane te lidhur me ish-Armates Jugosllave. Ai sic thuhet leviz ne disa banesa ndersa shfrytezon ne muaj 200 euro per ushqime. Ndryshim i madh ky krahasuar me vitin 2001 ku Mlladic jetonte ne nje shtepi me garden e tij private prej 52 pjestareve dhe kater automjete transportuese me te cilat ishte paraqitur disa here ne opinion deri ne vitin 2001. Pas vitit 2002 ai eshte hetuar se po jetonte ne lagjen Topcider te Beogradit ndersa nga ajo periudhe i jane humbur gjurmet.

Aksionet per kapjen e kryekriminelit serb gjithnje kane deshtuar. Diplomatet perendimor por edhe analistet serb dyshojne ne te gjitha rastet duke pohuar se shteti kishte mbrojtur kriminelin Mlladic. Kjo loje ka vazhduar per gjashte vite. Ata presin qe ai te vdese nga ndonje goditje ne tru apo nga veshkat edhe ne kete menyre shpresojne se do te behen pjese e BE-se por duke mos bere asgje ka theksuar nje diplomat evropian per NYT.

Mlladic akuzohet si pergjegjes per masakren e Srebrenices dhe krime tjeter. Ne Srebrenice ai ka dhene urdher per vrasjen e 10 mije civile boshnjake prej te cileve 3.500 femije nje nga masakrat me te renda qe njeh njerezimi pas Luftes se Dyte Boterore.

d.b/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›