Thaci pret rizgjedhjen

Ky i fundit jo vetem qe nuk do te kete kandidat rival por ne kuvend do te miratohet nje deklarate politike baze e platformes qeverisese per nje mandat te ardhshem me ne krye serish zotin Thaci.
Do te miratohet nje deklarate politike e cila do te jete platforma jone qeverisese per mandatin e ardhshem ku kryeministri Thaci do vazhdoje te qendroje ne kete detyre deklaroi Enver Hoxhaj minister i arsimit dhe sekretar per Marredhenie me Publikun ne PDK.
Zyrtaret e PDK-se i quajne jo logjike zerat se kryetari i PDK-se Hashim Thaci mund te kete kandidate rivale. Kjo per faktin se kryetari i PDK-se eshte politikani me i votuar ne Kosove. Nje dite para kuvendit zgjedhor mori epitetin lider nacional dhe si i tille pritet te kete mbeshtetjen e gjithe anetareve te PDK-se.
Situata eshte me ndryshe ne Lidhjen Demokratike te Kosoves e cila po keshtu eshte futur ne proces te brendshem zgjedhor. Dega e Fushe Kosoves propozoi Fatmir Sejdiun per kryetar te LDK-se ndersa Bujar Bukoshi tashme vec ka filluar fushaten e brendshme.
Por te dyja keto procese zgjedhore po vleresohen si jo demokratike dhe nje shembull i keq per lidershipin qe do te udheheqe shtetin.
Nuk do te kemi nje kuvend zgjedhor sic duhet qe paraprihet nga zgjedhjet neper dege dhe nendege por do te kemi nje kuvend i cili ne menyre te pershpejtuar do te konfirmoje qeverisjen e PDK-se. E njejta gje ndodh edhe me LDK-ne per vete faktin se shume gjera jane ndertuar ne ate forme ne LDK.
Sipas zyrtareve te PDK-se Kuvendi Zgjedhor i se dieles eshte me shume permbushje e detyrimeve ligjore per te marre pjese ne zgjedhjet e pergjithshme ne Kosove. Nje kuvend zgjedhor me legjitimitet te plote pritet mbahet ne pranveren e vitit te ardhshem.