AKU gjobit me 1.7 mln lekë 8 subjekte: Përdorën vaj palme, konservantë dhe niseshte

8 subjekte të shpërndarjes me shumicë të produkteve ushqimore dhe “Prodhim, përpunim qumështi dhe nënprodukteve të tij”, janë gjobitur me 1.7 milionë lekë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Gjithashtu janë bllokuar 330 kg të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum, të këtyre subjekteve.
Inspektimet u bënë gjatë muajit shkurt, ku nga 21 kontrolle të subjekteve 8 prej tyre rezultuan për mosrespektim të rregullave, mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë dhe mungesë etiketimi.
Sipas AKU gjatë kontrolleve këto subjekte u gjobitën për “përdorimin e vajit të palmës, konservantëve, aditivë ushqimorë dhe niseshtesë”.
Për shkeljet e konstatuara të AKU-së vendosën 11 masa administrative me gjobë në vlerën e 1’700’000 lekëve.
/rtsh.al/