E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ukrainë, breshëri raketash në gjithë territorin, sulme të ashpra në Bakhmut

Rusia lëshoi breshëri raketash mbi gjithë territorin e Ukrainës, duke sulmuar infrastrukturën energjetike të vendit, dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Katër persona u vranë në rajonin e Lviv pasi një raketë goditi një zonë të banimit, tha guvernatori i qytetit, Maksym Kozytskyi. Dy persona të tjerë u vranë në rajonin e Dnipropetrovsk.

“Në këtë moment, ne dimë për katër të rritur të vdekur: dy burra dhe dy gra. Ata ishin në shtëpi kur raketa goditi. Mund të ketë njerëz të tjerë nën rrënoja”, tha Kozytskiy, duke shtuar se tri ndërtesa banimi ishin shkatërruar.

Të paktën dy persona u plagosën në një lagje të Kievit, shkroi kryebashkiaku, Vitali Klitschko ndërsa sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin dhe furnizimet me energji elektrike e ngrohje u ndërprenë.

Një grup ushtarësh ukrainas të armatosur dhe pajisje ushtarake janë dërguar si përforcime në qytetin lindor të Bakhmut. Nga mosha 25 deri në 52 vjeç, ata janë nisur për në skenën e betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme të pushtimit rus të Ukrainës, një qytet i përshkruar nga një ushtar i vijës së parë si “ferr i vërtetë”.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se dy persona u plagosën dhe 15 për qind e familjeve ishin pa energji elektrike dhe 40 për qind pa ngrohje në qytet pas sulmeve. Njerëzit shihen tek pastrojnë mbeturinat dhe riparojnë ndërtesat e dëmtuara në fshatin Pisochyn, që ndodhet në rajonin e Kharkiv, pas një sulmi rus.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›