E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/guvernatorja Gjoni: Misioni i BSH, ruajtja dhe garantimi i stabilitetit

Zëvendesguvernatorja e Parë, e Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni, u shpreh se, misioni BSH-së është ruajtja dhe garantimi stabilitetit financiar të vendit. E pranishme në, Forumin e 20-të të Evropës Qendrore dhe Lindore që u organizua nga “Euromoney” në Vjenë, Gjoni sipas ATSH, vuri në dukje sfidat kryesore të Bankës së Shqipërisë: sjelljen e inflacionit brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë, nxitjen e kreditimit si dhe zgjidhjen e problemit të kredive me probleme. Viti 2015 do të vazhdojë të kërkojë angazhimin dhe vëmendjen e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë për trajtimin e këtyre sfidave me qëllim ruajtjen dhe garantimin e stabilitetit financiar në vend.

Ky forum zhvillohet çdo vit dhe mbledh në një tryezë të përbashkët diskutimi figura të njohura ndërkombëtare nga fusha politike e ekonomike. Forumi ishte konceptuar në formën e paneleve me tema specifike, ku një rëndësi të veçantë kishin paneli i ministrive të financave/ekonomisë dhe i bankave qendrore.

Paneli i ministrive të financave/ekonomisë, i moderuar nga Richard Ensor, Kryetar i Euromoney Institutional Investor PLC, pati si folës kryesor Philip Bennett, Zëvendëspresident dhe Drejtor Kryesor Operacional, BERZH.

Ky panel trajtoi tema të rëndësishme të lidhura me politikën fiskale, rritjen ekonomike, zhvillimet e fundit në Evropë dhe ndikimet e tyre në ekonomitë e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Në këtë panel morën pjesë ministra dhe zëvendësministra nga Ministritë e Financave dhe të Ekonomisë të Hungarisë, Gjeorgjisë, Lituanisë, Serbisë, Sllovakisë dhe Shqipërisë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›