Guma: 9 nëntori, mundësi për ta kthyer Tepelenën në qytetin që meritojmë

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Kandidati i mbështetur nga opozita për bashkinë e Tepelenës, Gabriel Guma ka vijuar takimet për zgjedhjet e të dielës së 9 nëntorit.
Guma zhvilloi një takim me banorët e fshatit Turan gjatë të cilit u shpreh se vizioni i tij si arkitekt i qytetit nuk ndalet në qendër, por përfshin zhvillimin e çdo fshati.
“Infrastruktura, kultura dhe lidhja e komunitetit me bashkinë do të jenë prioritete”, theksoi ai.
Guma u shpreh se me të do të vijë një frymë e re administrimi, që nuk pyet për parti, por për nevojat e qytetarëve.
Dy ditë përpara zgjedhjeve, Guma ka falënderuar qytetarët për çdo takim, çdo shtrëngim duarsh dhe çdo fjalë besimi.
“Të majtë, të djathtë, të pavarur, të gjithë bashkë për të zgjedhur një administrator të denjë, jo një politikan. Data 9 nëntor është shansi ynë për ta kthyer Tepelenën në qytetin që e meritojmë. Më besoni mua, arkitektin tuaj, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, u shpreh Guma.
/gj.m/j.p/r.e/