AKU në Shkodër bllokon 3 mijë kg fruta e perime pa dokumentacion, gjoba për 8 subjekte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi një aksion kontrolli në tregun e produkteve ushqimore këtë të shtunë në mëngjes.
Gjatë verifikimeve u konstatuan shkelje të rënda si mungesa e dokumentacionit të origjinës, probleme me kushtet e ruajtjes së mallrave dhe parregullsi në aspektin tatimor. Si rezultat, rreth 3 mijë kilogramë fruta e perime u bllokuan, ndërsa 8 subjekte u ndëshkuan me gjoba administrative.
AKU njoftoi se kontrollet do të vijojnë me intensitet, me qëllim garantimin e sigurisë së konsumatorit dhe luftën kundër informalitetit në tregun ushqimor.
/rtsh.al/