E Martë, 3 Nëntor 2026

AKZM dhe universiteti “Luigj Gurakaqi”, projekte kërkimore për ruajtjen e biodiversitetit

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Ndërthurja e kërkimit shkencor dhe menaxhimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura është në qendër të një marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar mes Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e AKZM-së, Daniel Pirushi dhe zëvendësrektorja e Universitetit të Shkodrës Prof. Dr. Blerta Dragusha.

Në një postim në rrjetet sociale, AKZM thekson se “kjo marrëveshje është një urë e re bashkëveprimi, e cila do të sigurojë shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave, zhvillimin e praktikave mësimore për studentët dhe bashkëpunimin në projekte kërkimore që mbështesin ruajtjen e biodiversitetit dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm”.

Përmes këtij partneriteti, palët riafirmojnë angazhimin e tyre për të fuqizuar kapacitetet akademike dhe institucionale në fushën e mbrojtjes së natyrës, duke sjellë kontribute konkrete në zhvillimin e politikave dhe praktikave mjedisore në Shqipëri.

1 nga 2

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›